Policë, kujdes kur ndaloni taksistin! (VIDEO)

28/03/2016 00:00

Një drejtues taksie, i cili dyshohet se përdorte patentë të falsifikuar është filmuar në Kinën veriore, teksa udhëtonte me policinë mbi kofanon e automjetit.

Kamerat e trafikut tregojnë se taksisti ndaloi në një pikë karburanti ku u ndalua nga dy oficerët e policisë, dhe më pas u largua me shpejtësi me njërin prej policëve mbi kofano.

Pamjet janë treguar më pas dhe nga kamerat e tjera. Më pas taksisti është arrestuar.

Top Channel