Në qytetin e një “shenjtori”

28/03/2016 00:00

Në atuomjetet e Tropojës sheh shpesh varëse-fotografi ku dallohet portreti i një njeriu të thinjur me mjekër. Nëse i pyet vendasit, thonë se quhet Rexhep Tarcuk Bala, i njohur si Dervish Luzha dhe se mbajtja e fotografisë sjell fat.

Ai lindi në Luzhë 112 vite më parë, ndërsa u bë i njohur për aftësitë në shërimin e sëmundjeve apo largimin e shqetësimeve duke u parë nga i gjithë komuniteti si i shenjti i Veriut.

Nuk jetoj kurrë në shtepinë e tij, por qëndronte derë më derë tek të gjithë shtëpitë e Tropojës, deri në vitin 1985 kur ndërroi jetë.

Kishte përcaktuar vetë vendin ku do të varrosej, aty ku sot ngrihet tyrbja. Që nga ajo kohë, shumë njerëz vinë këtu çdo ditë pasi besojnë tek fuqia mbinatyrore e vendit.

Pelegrinët pa dallim statusi ekonomik, profesioni apo besimi, nuk janë vetëm nga Tropoja, por nga e gjithë Shqipëria pa harruar emigrantët që nuk largohen nga Shqipëria pa kaluar njëherë këtu.

Sipas ritualit, në vendin e mirë nuk mund të futesh kur ke pirë alkool apo i pa ngrën. Shumë njerëz që kanë qenë skeptik për fuqinë e tyrbes, pasi e kanë vizituar kanë nderruar mendim duke ja shtuar famën Dervishit, rrëfim pas rrëfimi.

Top Channel