Humor parlamentar? Braçe ironizon deputetët e djathtë

24/03/2016 00:00

Pak vite më parë nga shkalla më e lartë e podiumit, zonja Jozefinë përdorte autoritetin e kryetares së Kuvendit për të vënë qetësi në sallë, teksa opozita e dikurshme(deputetet socialistë)zhurmonin në mënyra të ndryshme. Në këtë rol herë pas herë kohët e fundit është përfshirë edhe Jozefina Topalli.

Në rolin e spektatorit këtë të enjte të radhës parlamentare e ka bërë deputeti socialist Erion Braçe, i cili duke qenë se është përdorues i rregullt i rrjeteve sociale, prapaskenat e seancës ka preferuar ti ndajë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Mënyra e të protestuarit të opozitës është parë ndryshe nga deputeti socialist Erion Braçe, që ironizon Jozefina Topallin, e cila i bie tavolinës me këllëfin e syzeve.

“Kësaj i thonë të ruash dorën për t’i rënë me këllëf!! Dhe Pandi që tmerrohet!!”, shkruan z. Braçe në njërën prej videove të postuara.

Në video e dytë Erion Braçe ironizon deputetët demokratë në foltoren e Kuvendit, të cilët përpiqen të krijojnë zhurma në sallë me anë të bidonave. “Kësaj i thonë t’i biesh me dorë-o bidon!!”, shkruan Braçe.

Top Channel