Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi Në vijim të turit të tij në Amerikën Latine, presidenti Barack Obama ka ritheksuar angazhimin e administratës amerikane për të luftuar ISIS.
“Shtetet e Bashkuara duan dhe mund ta mposhtin Shtetin Islamik. Për Amerikën ky është një ‘top-priority’”, ka deklaruar Obama në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin argjentinas në Buenos Aires.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë ka nënvizuar se një element kyç në këtë drejtim është bllokimi i financimeve të terrorizmit. “Do ta përndjekim Shtetin Islamik me agresivitet derisa të zhduket nga Siria dhe Iraku”, ka thënë Obama.
Sa i takon atentateve në Bruksel, presidenti ka bërë me dije se Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë gjithë asistencën e nevojshme në hetime.
Pak para konferencës, Obama ishte pritur në një takim nga presidenti argjentinas, Mauricio Macri në Casa Rosada, siç njihet ndryshe selia presidenciale argjentinase.
Obama dhe familja e tij mbërritën në Buenos Aires natën mes së martës dhe së mërkurës dhe e kaluan natën në selinë e ambasadorit amerikan.
Më vonë, presidenti përshkoi qytetin, i paralizuar nga masat e sigurisë, i shoqëruar nga një karvan automjetesh dhe agjentësh të sigurisë.
Top Channel