Nuk është e nevojshme vetëm patenta (VIDEO)

23/03/2016 00:00

Të kesh një patentë nuk do të thotë se je një drejtues mjeti i kompletuar. Të paktën nuk ndodh kështu për dikë në Skoci.

Një shofer mjeti ka kapur në kamerën e tij një moment ku një automjet i bardhë shkon në anën e kundërt në një rrethrrotullim dhe mjetet e tjera janë të detyruara të ndalojnë për ti hapur rrugën. Ngjarja ka ndodhur më 20 mars në Edinburg.

Vetë drejtuesi që ka filmuar gjithçka, James Johnston dëgjohet në sfond që i thërret se çfarë ishte duke bërë. Ai ka postuar videon në Scotland’s Worst Drivers për të cilët ka rrëfyer se në fakt vetë drejtuesi i Huyndait të bardhë duket të jetë konfuz. Ai ka hyrë në rrethrrotullim pa e pasur mendjen, teksa sërish ka bërë një dalje konfuze në një rrugë që nuk lejohej kalimi.

Top Channel