Mësuesi kapet duke parë femra me të brendshme në orën e mësimit

14/03/2016 00:00

Mësim për profesorët: kurrë mos e harroni ndezur projektorin në kohën që jeni në orën e leksionit, ashtu siç ka bërë ky profesor britanik.

Një video e postuar së fundmi “online” tregon një mësues të ulur në vendin e tij, ndërkohë që studentët rrinë në qetësi me kokën mbi libra, por njëri prej tyre vuri re se në ekranin e projektorit po shfaqeshin disa reklama eBay që tregonin femra me të brendshme.

Mësuesi vazhdon i qetë duke i parë një e nga një të gjitha femrat, pa e kuptuar se nxënësi po xhironte gjithçka. Mësuesi e kishte lënë laptopin të lidhur me projektorin dhe nxënësit mund të shikonin gjithçka që shikonte edhe ai, por këtë gjë nuk e mori vesh derisa pa videon në internet.

Videoja u postua në Reddit nga D3Gamma.

Top Channel