Vendimi për vrasësit e Liridona Ademajt, familja letër prekëse për “Goca dhe Gra”: Fëmijët nuk do të kenë arsye të brengosen, ajo s’kthehet më
New York dhe Los Angeles kanë shënuar ngritje, Londra ka mundur të hyjë në “Top Ten”, por Singapori mbetet qyteti më i shtrenjtë në botë. Ky qytet kryeson sondazhin e kryer nga Economist Intelligence Unit’s për 2016, përsa i takon kostos së jetesës, për të tretin vit radhazi.
Por sidoqoftë, po mbyllet hendeku mes Singaporit dhe dy qyteteve të tjera që e ndjekin në renditje. Zyrihu në Zvicër dhe Hong Kongu janë me pikë të barabarta në vendin e dytë, me Hong Kongun që ka ngjitur plot shtatë vende në renditje përgjatë 12 muajve të shkuar. Londra, New York dhe Los Angeles janë ngritur respektivisht në vendin e gjashtë, shtatë dhe të tetë me New York në pozicionin më të lartë që nga 2002.
Në fakt, New York është bërë më i shtrenjtë në pesë vitet e shkuara, duke ngjitur plot 42 vende që nga 2011.
Raporti i përvitshëm klasifikon 133 qytete bazuar në një vëzhgim që kryhet dy herë në vit. “Singapori është vendi më i shtrenjtë në botë për të blerë dhe mbajtur një makinë, kjo falë sistemit kompleks të certifikimit”, thekson raporti, sipas të cilit, kthimi i vëmendjes nga transporti publik nuk është ndonjë lehtësim i madh. Kostoja e transportit në Singapor është 2.7 herë më e lartë se në New York.
Klasifikimi i 10 qyteteve më të shtrenjta të botës për 2016 është si më poshtë:
1. Singapor
2. Zyrih
3. Hong Kong
4. Gjenevë
5. Paris
6. Londër
7. New York
8. Kopenhagen
9. Seul
1. Los Angeles
Ndërsa në anën tjetër në 10-shen e qyteteve më të lira për të jetuar, pjesa më e madhe ndodhen në Azi.
Top Channel