Burri me penisin 4.5 kg: Është mrekullia vetë

11/03/2016 00:00

Si është të jetosh me një penis që peshon 4.5 kg? Këtë gjë na e zbulon burri që jeton me këtë barrë dhe ai thotë se është “mrekullia vetë”.

Gjermani Micha Stuntz, me banim në Berlin, tregon se “paketa” e tij e ka bërë më të lirshëm dhe “gati për të luajtur” kurdoherë. Përveç peshës, Micha thotë se penisi i tij është 23 cm i gjatë dhe 14 cm i gjerë.

Që të arrijë përmasa të tilla ai ka bërë injeksione me silikon. Micha pranon se me një “mik” të tillë nuk mund të bësh disa gjëra në shtrat, por të ndihmon të bëhesh “më kreativ” për të bërë gjëra të tjera.

Interesi i tij për zmadhimin e penisit nisi 20 vite më parë, kur për herë të parë provoi ta frynte me pompë. Pas kësaj, ai ka bërë 4 operacione dhe thotë se bën një jetë normale, si gjithë të tjerët.

“Nuk kam asnjë problem, përveçse kur dua të blej pantallona dhe mbathje”, shpjegon Micha.

Në fund, ai thotë se nuk ka asgjë të çuditshme në atë që ka bërë. Ja argumenti i tij: “Është njësoj si në rastin e femrave që rrisin gjoksin. Askush nuk habitet për to. Shpresoj që të vijë dita kur të mos habiten edhe për zmadhimin e penisit, pasi nuk ka ndonjë ndryshim të madh”.

Top Channel