Spektakli 4 minutësh i eklipsit të diellit

09/03/2016 00:00

Entuziazmi i vëzhguesve, ritet tribale dhe lutjet kanë shoqëruar eklipsin total të diellit që errësoi qiellin e Indonezisë dhe Oqeanit Paqësor, një fenomen natyral i rrallë dhe spektakolar.

Hëna në këtë periudhë duket më e madhe, pasi është më afër tokës dhe e ka errësuar edhe më shumë Diellin.

Hëna nisi të futet mes Tokës dhe Diellit në orën 6.19 me orën e Indonezisë, kur në Shqipëri ishte natë, për të arritur dhe eklipsin total rreth një orë më vonë. Për plot 4 minuta u errësua qielli në disa rajone të ishujve Sumatra, deri në arqipelagun e Moluçhe. Eklipsi total më pas vijoi në Paqësor, ndërsa eklipsi i pjesshë mund të shihej në veri të Australisë dhe në disa vende aziatike si Mianmari.

Eklipsi i ardhshëm do të jetë më 21 gusht 2017, por edhe atëherë nuk do të jetë i dukshëm në Shqipëri.

FOTO GALERI
1/8
Fenomeni natyror u shoqërua me rite tribale në Indonezi dhe Oqeanin Paqësor

Top Channel