Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Ata janë një nga familjet më të vjetra të Tiranës. Sipas dokumenteve të kohës origjina e Demnerëve, nis që në vitin 1761, periudhe kur Adem Demneri permendet në regjistrat e vjeter.
Që nga ajo kohë kanë kaluar 9 breza, ndërsa familja është shtuar e trashëguar, duke i sjellë Kryeqytetit shumë personalitete nga të gjitha fushat. Jo çdo kush e kanë mundësinë që të ndërtojnë pemën gjeneologjike të fisit, por Demnerët e kanë bërë….
Kërkimi nis me gojëdhënat brenda familjes, por dhe në dokumentet e pakundërshtueshëm të kohës, që e bëjnë shumë të saktë punën shkencore. Helioni, Mustafai, Vjollca dhe Bujari janë 4 përfaqësues të familjes. Si Demner, janë krenar për mbiemrin që mbajnë dhe sa herë kanë mundësi, më të moshuarit e fisit, përpiqen t’u tregojnë nipave dhe stërnipave historinë e njerëzve të shquar që kanë dalë nga ky mbiemer.
Një libër është botuar për këtë familje nga profesori i njohur Ismail Demneri, ndërsa krenaria padiskutim mbetet pema familjare shumë e saktë, e cila pritet që të shtohet me degë të reja në dekadat e ardhshme.
Top Channel