Vajza e “El Chapos”, test ADN-je për të vërtetuar se është e bija
08/03/2016 00:00
Bosi meksikan i drogës, Joachim Guzman vazhdon vazhdon të zërë faqet kryesore të mediave ndërkombëtare, por këtë herë vëmendja është fokusuar tek vajza e tij.
Rosa Isela Guzman Ortiz ka deklaruar se do të bëjë testin e AND-së për të vërtetuar që është vajza e El Chapos. Deklarata vjen pasi gruaja aktuale e Guzman është shprehur se familja nuk di asgjë për këtë vajzë.
Në një intervistë të mëparshme për “The Guardian”, Rosa është shprehur se i ati u tradhëtua nga ortaku i tij, dhe se gjatë arratisë kishte qënë dy herë në SHBA.
Top Channel