I mbijetoi masakrës në maratonën e Boston, vdes në aksident

08/03/2016 00:00

Victoria i mbijetoi atentatit me bombë në maratonën e Bostonit, më 2013, por ka humbur jetën nga një aksident automobilistik.

23-vjeçarja u plagos rëndë pas shpërthimit të bombës artizanale që ishte vetëm 5 hapa larg vendit ku ajo po shihte garën. Fotoja e saj bëri xhiron e botës, ku një zjarrfikëse e kishte marr të plagosur në krahë pas sulmit terrorist.

Victoria, që njihej nga miqtë si Vicky, ishte viktimë e një aksidenti teksa ishte me pushime në Dubai. Në aksident ndërroi jetë dhe një studente nga Fellow Northeastern University, Priscilla Perez Torres. Lajmi konfirmohet nga vetë universiteti.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel