Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar Andy Foster punon si kamerier në restorantin “Grenache”, në Manchester të Britanisë së Madhe, pronarët e të cilit janë tepër të kënaqur me përpjekjet e tij për të dhënë maksimumin, edhe pse vuan nga sëmundja e autizmit.
Megjithatë, disa nga klientët e restorantit nuk kanë qenë të kënaqur, e për këte arsye u ankuan tek i zoti i tij, Mike Jennings. “Nuk duam të shërbehemi prej tij”, “Po përse e mban një njeri të tillë në punë”, ishin reagimet e tyre.
Përgjigjja e Jennings nuk deshi shumë që të bëhej virale në Facebook.
“Ne, në Grenache, stafin e punësojmë në bazë të eksperiencës, dijeve dhe pasionit që kanë për punën. Jo për ngjyrën e lëkurës, as për pamjen e jashtme, as për sa tatuazhe kanë në trup, për masën e rrobave, besimin fetar apo sëmundjet. Ne nuk diskriminojmë! Nëse ju, nga ana tjetër, e bëni një gjë të tillë, atëhere jeni të lutur të mos rezervoni më një tryezë në restorantin tonë. Ju nuk meritoni kohën, mundin dhe respektin tonë!!!”, ka thënë Jennings.
Foster u diagnostikua me autizëm 7 vite më parë e thotë se, nuk është hera e parë që diskriminohet për shkak të sëmundjes.
Top Channel