Të fitosh 18 mijë dollarë…. thjesht duke tymosur kanabis

02/03/2016 00:00

Të kalosh gjithë ditënnë krevat, duke tymosur gjithë kohës, duke hequr dorë nga librat, rutina e përditshme, pra të paguhesh pa bërë asgjë.

E në fakt kjo nuk është frut i imagjinatës por është realitet. NASA ta jep këtë mundësi. Ose më saktë, ky do të jetë objekt i studimit të saj me emrin “Rest Studies”. Sipas këtij projekti, pjesëmarrësit duhet të kalojnë 70 ditë në krevat, duke tymosur tipe të ndryshme kanabis, në këmbim të një pagese prej 18 mijë dollarësh.

Mund t’ju duket shaka, por në të vërtetë studimi ka objektiva specifikë, të gjejë mënyra të reja për të mbajtur të shëndetshëm astronautët gjatë udhëtimeve të tyre të gjata në hapësirë. Pozicioni i pjesëmarrësve në krevat imiton, në fakt, ato të astronautëve në kushtet e një graviteti zero. Do të ekzaminohen ndryshimet që ndodhin në vazhdimësi,nga një pozicion fiksdhe niveli kardio-qarkullues dhe muskul-skelet. 

Në momentin që ndodhin ndryshimet, do të gjenden edhe masat për të luftuar dëmtimet. Pjesëmarrësit do të ndahen në dy grupe: të parët, do të ushtrohen me pozicionin e kokës poshte, duke tymosur kanabis, për të stimuluar relaksimin e muskujve, që përngjason me ndryshimet e trupit në gravitetin zero. Ndërsa grupit të dytë do ti kërkohet të qëndrojë komplet shtrirë. Pjesëmarrësit në këto 70 ditë mund të ngrihen nga shtrati vetëm për aktivitete specifike.

Për disa mund të duket një ëndërr. Për të tjerët një ankth shumë i keq. Por cilido qoftë opinioni juaj, mendoni që kontributi për eksplorimin e hapësirës do të jetë i madh. Dhe ky kontribut në mënyrë paradoksale jepe duke mos bërë asgjë, thjesht të rrish shtrirë në shtrat.

Top Channel