Momenti tmerrues kur 2-vjeçari bie nga makina

02/03/2016 00:00

Një video që po qarkullon në rrjete sociale tregon momentin kur një fëmijë i moshës 2-vjeçare shihet duke rënë nga makina e gjyshit të tij.

E gjithë episodi është regjistruar nga një kamerë e instaluar në makinën mbrapa asaj ku ndodhej fëmija.

Djali ishte në makinën e gjyshit të tij në një nga rrugët më të frekuentuara të qytetit të Suzhous në provincën e Jiangsu të Kinës, kur papritur bagazhi hapet dhe ai del në rrugë.

Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit nga mbrapa ishte i vëmendshëm duke shmangur ndonjë tragjedi. Gjyshi nuk e kishte vënë re mungesën e nipit, deri në momentin kur u sinjalizua nga dikush tjetër.

Sipas tij, nipi ishte në sedlijen mbrapa, por kishte kaluar në pjesën e bagazhit duke lozur.

Top Channel