Shpëton shokun me ‘puthjen e jetës’ (VIDEO)
26/02/2016 00:00
Një zog i vogël i ka ardhur në ndihmë mikut të tij duke i dhuruar puthjen e jetës, pasi u përplas me dritaren dhe humbi ndjenjat.
Në një video prekëse, shpendi rrotullohet rreth shokut të tij, në përpjekje për të ringjallur krijesën e plagosur.
Në një pjesë të pamjeve, zogu i jep puthjen e jetës dhe pret që shoku i tij të reagojë. Më në fund, duket se kjo bëri punë, pasi shoku i tij fitoi vetëdijen. Të dy më pas rrahën krahët dhe fluturuan.
Top Channel