Hani këto ushqime në mëngjes për të shmangur urinë disa orë më vonë… Pekini ka lënë pas Nju Jorkun si qyteti me numrin më të lartë të miliarderëve, tregon një raport i ri i hartuar nga kompania Hurun me bazë në Kinë.
Aktualisht në kryeqytetin kinez jetojnë rreth 100 miliarderë, 5 më shumë se në Nju Jork, thotë raporti. Shangai, qendra tregtare e Kinës, qëndron në vend të pestë.
Kompania Hurun, që mbikëqyr ritmin e pasurisë në Kinë, publikon prej 5 vjetësh raportin vjetor Lista Globale e Pasanikëve, ku pasuria llogaritet në dollarë amerikanë.
Sipas raportit të fundit, në Pekin vitin e kaluar u regjistruan 32 miliarderë të rinj, ndërkohë që në Nju Jork u verifikuan vetëm 4 të tillë.
Në tërësi, Kina ia ka kaluar Amerikës si vendi me numrin më të lartë të pasanikëve. Gjithësesi, top lista e 10 miliarderëve e hartuar nga Hurun dominohet nga amerikanët.
Kina ka gjithësej 568 pasanikë, pasi ka regjistruar një rritje me 90 të rinj, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë 535. Në tërësi, padronët e rinj të superfuqisë aziatike kanë 1.4 trilion dollarë pasuri, shifër kjo e përafërt me GDP-në e Australisë.
Drejtuesi i Hurun, Rupert Hoogewerf nënvizoi se, rritja e pasurisë financiare të Kinës vazhdoi pavarësisht ngadalësimit të ritmit ekonomik dhe destabilitetit të tregjeve financiare.
Top Channel