Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Një grua amerikane që peshon mbi 270 kg tregon se është bërë barrë për partneren e saj. June McCamey nga Teksasi thotë se aktualisht nuk bën dot asgjë vetë dhe është e dashura e saj, Sadi Gregory, ajo që kujdeset për të, përfshirë edhe larjen.
“Është krejtësisht e varur prej meje. E laj dhe e ushqej me ato që do. Zakonisht do ushqim “fast food”-i 2-3 herë në ditë. Kur u lidhëm në fillim ishte shumë më e lëvizshme dhe tani nuk di se çfarë të bëj më”, thotë Sadi.
Vetë obezja, e cila ka shtuar në peshë menjëherë pas vdekjes së djalit të saj adoleshent, shprehet se nuk ndihet aspak mirë me trupin e saj.
“Ndihem e burgosur në trupin tim. Kam dhimbje nëse ngrihem në këmbë. Mezi marr frymë dhe mendoj se zemra do të dorëzohet nga çasti në çast”, tregon June.
Por, më e keqja, sipas June, është se ajo është bërë e bezdisshme për partneren e saj: “Më vjen shumë keq, pasi ajo është kthyer në kujdestaren time”.
Top Channel