Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar Një hajdut ka sulmuar një grua në sy të dy fëmijëve të saj të vegjël, duke e goditur atë në stomak e më pas e ka pështyrë në fytyrë, pasi ajo e ndaloi atë t’i vidhte një të moshuare.
Incidenti tronditës mësohet se ka ndodhur në qendër të Stokholmit, Suedi, në fillim të këtij muaji dhe u kap nga kamerat e sigurisë.
Ngjarja ka shkaktuar zemërim në Suedi, ndërsa drejtuesi i hetimeve është betuar për arrestimin e hajdutit. “ Edhe nëse kjo do të jetë gjëja e fundit që unë do të bëj, do ta arrestoj atë”.
Në video duket një grua e moshuar duke ecur në një stacion metroje ndërsa nxjerr telefonin e saj nga çanta. Menjëherë pas saj vjen hajduti, i cili tenton të vjedh në çantën e saj të hapur, por ndeshet me reagimin e nënës, e cila e sheh atë dhe e ndalon të vidhte.
Autori i kësaj ngjarje ka reaguar menjëherë, duke mos kursyer as shkelmat ndaj nënës, ndërsa ka tmerruar edhe dy fëmijët e saj të vegjël.
Top Channel