Cilat janë shërbimet sekrete më të forta në botë? Zbulohet renditja pas analizës së 60 ekspertëve Kanë mbetur më pak se 24 orë nga momenti, që do t’i hapte rrugën lehtësimit të sanksioneve ndaj Iranit.
Lajmi bëhet i ditur nga një burim diplomatik, i cili ka thënë se raporti i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore (IAEA), që me të gjitha gjasat do të publikohet të shtunën, pritet të verifikojë mbajtjen e premtimeve të Iranit bazuar mbi marrëveshjen bërthamore që Teherani arriti vitin e kaluar me fuqitë më të mëdha të botës.
Ndërkohë zyrtarë iranianë dhe disa të tjerë kishin njoftuar se, këtë raport e prisnin të publikohej që nga kjo e premte. “Është arritur akord thuajse mbi të gjitha detajet”, tha një tjetër burim diplomatik nga Vjena.
Sipas zyrtarëve iranianë, ministri i Jashtëm i Republikës Islamike, Mohammad Javad Zarif, dhe shefja e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini, priten të japin një deklaratë të shtunën ose të dielën mbi atë që konsiderohet si “Dita e Implementimit” të marrëveshjes bërthamore dhe heqjes së sanksioneve.
Bazuar mbi marrëveshjen historike bërthamore, që Irani arriti me Shtetet e Bashkuara, Rusinë, Kinën, Britaninë, Francën dhe Gjermaninë gjatë korrikut të vitit të kaluar në Vjenë, Republika Islamike ra dakord të tkurrte në mënyrë të ndjeshme apo dramatike programin e saj bërthamor, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.
Që prej atëherë, Irani ka reduktuar në mënyrë drastike sasinë e centrifugave të instaluara në vendet e pasurimit të uraniumit, ndërkohë që ka transportuar tonelata të tëra të uraniumit të pasuruar në nivele minimale drejt Rusisë, si dhe çmontoi bërthamën e reaktorit bërthamor në Arak.
Top Channel