Hani këto ushqime në mëngjes për të shmangur urinë disa orë më vonë… Një gazetar izraelit është plagosur aksidentalisht me thikë gjatë një kronike, në kohën që po mundohej të tregonte rezistencën e një jeleku mbrojtës.
Eitam Lachover po xhironte një reportazh mbi një kompani që prodhonte veshjet në fjalë kur iu kërkua ta provonte vetë efikasitetin e jelekut, por gjërat nuk shkuan mirë.
Thika e penetroi jelekun, duke e plagosur lehtë gazetarin. Yaniv Montakyo, zëvendëspresidenti i kompanisë që prodhon këtë jelek, i tha televizionit izraelit “Channel 2” se ai e nguli thikën në një zonë ku nuk kishte material mbrojtës.
Vetëm disa momente para se të bënte provën, Montakyo i ishte drejtuar gazetarit me këto fjalë: “Nuk ke pse ke frikë. Kemi shumë besim në produktin tonë. Ky jelek mund të të mbrojë nga thika shumë më të forta se kjo që kam unë. A mundem? Mos ki frikë”.
Top Channel