Berlin, shuhet alarmi i pakos së dyshimtë në zyrën e Merkelit

06/01/2016 09:40

Gjetja e një pakoje të dyshimtë pranë zyrës së Kancelares gjermane, Angela Merkel, vuri në lëvizje policinë, që nisi verifikimet me urgjencë.

Shefja e ekzekutivit gjerman, sidoqoftë, nuk u largua nga ndërtesa, ndërsa alarmi u tërhoq, pasi u bë e qartë se pakoja, në fakt nuk përmbante asgjë të rrezikshme.

Katër kuti në ngjyrë të verdhë ishin braktisur në dëborë, duke detyruar forcat e rendit të vendosnin një perimetër sigurie.

Godina, për çdo rast, nuk u evakuua. Në axhendën e Kancelares, këtë të mërkurë ishte i planifikuar një takim me ministrat e kabinetit.

Top Channel