Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Mao Ce Dun tashmë do të jetë një statujë gjigante në Kinë. Një foto tregon ndërtimin e kësaj statuje në Tongxu County, ku duket projekti i madh drejt përfundimit.
Statuja është afërsisht 37 metra, dhe ndodhet në fshatin Zhushigang. Ajo përkujton marksistin kinez i cili ka qënë lideri më jetëgjatë i Partisë Komuniste Kineze, duke drejtuar të dyja si Republikën Popullore të Kinës edhe Partinë Komuniste të Kinës.
Mao, i cili ndërroi jetë në 1976, përkujtohet me mijëra statuja në mbarë vendin.
Pavarësisht se njihet si diktator, dhe përgjegjës për miliona vdekje, Mao është ende i adhuruar në Kinë, ku udhëheqësit aktuale kinezë mundohen të ndjekin gjurmët e tij.
Presidenti aktual kinez Xi Jinping e përshkruan maon si një “figurë të madhe” duke përdorur disa nga retorikat e tij dhe përqëndrimin e pushtetit.
Megjithatë disa përdorues të internetit e kritikojnë statujën, e vendosur në Henan, vendi që në vitet 1950 vuajti nga uria, për shkak të politikave ekonomike të Maos, dhe mendohet se u vranë 40 milionë njerëz. “Keni harruar Urinë e Madh që keni ndërtuar këtë?”, pyet një përdorues i Weibo, rrjeti social kinez i ngjashëm me Twitter.
Top Channel