Qentë i bashkohen atmosferës festive

24/12/2015 11:30

Një fotograf dhe një trajnues qensh hungarez është bërë shumë i famshëm duke bërë foto festive të kafshëve të tij e duke i postuar më pas në Facebook.

Fotot e Oszkár Dániel Gáti, i cili punon në Norvegji, tregojnë qen me kapuç të kuq dhe të mbledhur me drita zbukuruese bredhash.

“Jam një njeri që më pëlqen shumë të luaj me qentë dhe dua të sjell për publikun idetë e çmendura që më vijnë në kokë. Meqë jemi në prag të festave të fundvitit, vendosa të bëj një set të tillë fotografik”, thotë Gáti.

Fotografi i ka bërë të gjitha fotot me aparatin e tij të vjetër Canon EOS 7D.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel