“Beni dashuri dhe jo lufte”, ky është mesazhi që kërkojnë t’i japin botës çiftet me partnerë rusë dhe ukrainas.

Dashuria është pikërisht ajo që kërkon të kthehet në urën lidhëse midis Kievit dhe Kremlinit, që prej muajsh gjenden në një konflikti të polarizuar.  Ndaj disa çifte, nën objektivin e aparatit të fotografes ruse Oskana Yoshko , kanë bërë publike historitë e tyre të dashurisë,  të cilat kërkojnë të tejkalojnë hendekun e  kombësisë.

“Më është thyer zemra kur kam parë sesa shokë dhe familje janë ndarë nga barrierat dhe opinionet”, thotë fotografja, duke iu referuar trazirave të fundit në Krime apo në Ukrainën Lindore.

Nëna e saj e lindur në Rusi e ndërsa babai ukrainas, janë bashkë prej 5 dekadash. Lina dhe Vitya janë rasti konkret se dashuria mposht edhe konfliktin.

Megjithatë ka edhe nga ato lidhje që kanë lindur gjatë kohës së luftës. Dasha, ukrainase dhe Maksimi, rus, tani bashkëjetojnë në Moskë. Të bashkuar nga rastësia e një dite vere, e vetmja gjë që i ndan thonë se është ngjyra e pasaportës.

Po ashtu, Aleksandri dhe Tatjana, Vladimiri dhe Eugenia, apo Valeria dhe Sveta kërkojnë të japin shembullin se propaganda që bëhet nga Rusia dhe Ukraina ka ndërtuar mite të gabuara në mendjet e njerëzve, shpesh duke i bërë ata të mbeten peng i një konflikti që në thelb ka interesat e vetë politikës.

Top Channel