Rrëshqitje dheu në Kinë, shemben 22 godina

20/12/2015 00:00

Rrëshqitja e dheut në një zonë industriale në qytetin jugor kinez të Shenzhen, ka rezultuar fatale. Rreth 22 godina janë shembur dhe të paktën 27 persona janë shpallur të zhdukur, 900 vetë u evakuan, ndërsa 4 u nxorrën të gjallë nga rrënojat me lëndime të lehta.

Rreth 1500 zjarrëfikës u mobilizuan për operacionet e shpëtimit dhe po punojnë për të nxjerrë të tjerë njerëz që kanë mbetur të bllokuar. Byroja për sigurinë publike në Shenzhen njoftoi përmes një postimi online se 8 orë pas rrëshqitjes së dheut, 21 burra dhe 6 gra mungonin ende në apel. 

Një zonë prej 20 mijë kilometra katrorë u mbulua me dhe’. Sipas autoriteteve lokale shumica e njerëzve ishin evakuar drejt vendeve të sigurta para se të ndodhte rrëshqitja. 

Mediat lokale thanë se rrëshqitja përfshiu dheun e gërmuar gjatë aktiviteteve ndërtimore në dy vitet e fundit e që ishte grumbulluar aty pranë.

Top Channel