Kriza e Presidentit fut Kosovën në një tjetër udhëkryq politik, Kurti duhet të zgjedhë mes kompromisit dhe zgjedhjeve Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku janë takuar pas dështimit të sigurimit të mbështetjes së plotë për kandidatin për president Bekim Sejdiun.
Pas mbylljes së takimit, Kurti është larguar nga Kuvendi pa u deklaruar para mediave, për të vazhduar në takim me përfaqësuesit e minoriteteve jo serbe.
Ndërkohë Abdixhiku ka folur shkurt. “Ishte një njoftim i rregullt pas zhvillimeve të fundit. Kemi njoftuar zyrtarisht njëri-tjetrin për zhvillimet në parti, siç është në rregullore.
Për hapin e radhës duhet të pyesni ata që po duan ta çojnë Kosovën në një fazë të paqartë. Gjendja numerikë në Kuvend është kjo që është.
Unë jam përpjekur të gjej një zgjidhje, por distancomi i partive të tjera po e çon Kosovën në zgjedhje të reja. Çdo parti është e mirëseardhur të ndihmojë në këtë situatë.
Ne jemi në një situatë të pamundur numerike për të zgjedhur presidentin e ri”, u shpreh Abdixhiku.
Top Channel