Ofendoi qenin mbretëror, rrezikon 4 dekada burg

15/12/2015 00:00

Të ofendosh një pjesëtar të familjes mbretërore tajlandeze është një krim i rëndë që dënohet deri në burgim të përjetshëm.

Por a mund të cilësohet qeni i familjes mbretërore si pjesëtar i saj? Mesa duket po. Një i ri tajlandez rrezikon të dënohet me 37 vite burgim nëse gjykata vendos që qeni është pjesë e familjes.

“Krimi” i Thanakorn Siripaiboon, një punëtor ndërtimi është se ka postuar në internet komente sarkastike mbi qenin e shpëtuar nga rruga nga mbreti Bhumibol Adulyadej.

Akuzat që rëndojnë ndaj punëtorit janë me të vërtetë të rënda, që nga rebelimi, tradhëtia e deri tek krimi informatik.

Top Channel