A është ky një ëngjëll mbrojtës?

14/12/2015 00:00

Një ‘ëngjëll mbrojtës’ ka shpëtuar jetën e një njeriu pasi pësoi një aksident mjaft të rëndë, bën të ditur familja e të dëmtuarit.

Siç raporton dhe Daily Mirror, pamjet e frikshme tregojnë një figurë misterioze, në formët e ëngjëllit i ulur në gjunjë mbi mbeturinat e makinës së aksidentuar.

I plagosur është në gjendje të rëndë pasi u dërgua me urgjencë me helikopter në spital, por të afërmit e tij mendojnë se ai mund të kishte vdekur nëse nuk do të kishte pasur ndihmë hyjnore.

“Ju mund të shihni në pamjet, në anën e djathtë ku duket se ëngjëlli është ulur në gjunjë dhe ka kryqëzuar duart duke u lutur për të. Nëse do të shihni makinën do të mendoni se askush nuk ka dalë gjallë që aty”, ka thënë një kushëri i të plagosurit.

Fotot janë bërë pasoti vendas Michael Clary, i cili kishte ndaluar për të ndihmuar të plagosurin.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel