Kampionët në fuqi të Serie A kanë arritur të marrin fitoren e 6 radhazi, duke mposhtur këtë herë Fiorentinën me rezultatin 3-1.
Ndeshja nisi me dy gola te shpejt.Ilicic realizoi me 11-metërsh vetëm 3 minuta nga nisja e takimit, por edhe avantazhi i Fiorentinës zgjati vetëm 3 minuta, pasi Cuadrado barazoi në minutën e 6.
Më pas u zhvillua një ndeshje thuajse e barabartë deri në minutën e 80, kur bardhezinjtë shënuan golin e dytë në këtë ndeshje me kroatin Mandzukic, i cili shfrytëzoi më së mirë një pasiguri të portierit.
Për të vulosur fitoren mendoj Dybala, i cili po tregon nga ndeshja në ndeshje që po bëhet lider i kësaj skuadre. Argjentinasi e dërgoi topin në rrjetën e Fiorentinës për të tretën herë në minutën e parë të shtesës.
Pas kësaj ndeshje, Juventusi është konfirmuar si një prej pretendentëve kryesore për të titullin e radhës edhe pse aktualisht gjendet në vendin e katërt me 6 pikë pas Interit kryesues.
Top Channel