Prishtina dekorohet për festat e fundvitit

12/12/2015 21:35

Sheshet kryesore të Prishtinës kanë marrë pamje të re me dekorimet e shumta që janë bërë këtë muaj për festat e fundvitit.

Ndezja e dritatave dekoruese këtë fundjavë, si dhe zbukurimet e ndryshme që janë vendosur nga Komuna e Prishtinës i kanë dhënë kryeqytetit kosovar një gjallëri, pasi kanë nxjerrë në qendër të qytetit shumë qytetarë që po shijojnë në mbrëmje pamjen festive të Prishtinës.

Në sheshet “Zahir Pajaziti”, “Nënë Tereza” dhe “Skenderbeu” komuna ka vendosur nga një bredh dhe në të dy anët e shesheve nga një hark të stolisur.

Përveç dekorimeve të shumta, në sheshin “Zahir Pajaziti”, janë vendosur 20 shtëpiza prej druri, në të cilat po organizohet “Tregu i Fundvitit”, i cili ka për qëllim mbështetjen e bizneseve të vogla me ide kreative dhe ku po shiten produkte ushqimore, suvenire dhe kartolina artizanale.

Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar se këtë vit, dekorimi do të duket më ndryshe se vitet e kaluara, ku përveç shesheve kryesore do të stolisen edhe shumë rrugë e bulevarde të kryeqytetit kosovar.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel