Fati të shpëton nga pak milimetra

12/12/2015 00:00

Një drejtues mjeti ka shpëtuar për mrekulli nga një strukturë metalike e cila u rrëzua mbi xhamin e përparme të automjetit të tij. Koka i shpëtoi për vetëm pak milimetra.

Automjeti tip BMV ishte duke udhëtuar pranë San Jose, kur struktura metalike u rrëzua nga një kamion, ka bërë të ditur zëdhënësi i departamentit të zjarrfikësve, Christopher Salcido.

Shoferi arriti të menaxhojë situatën duke e tërhequr strukturën metalike në anë të rrugës, dhe të dalë shëndoshë e mirë nga aksidenti.

Fotoja është postuar nga departamenti i zjarrfikësve të San Jose, me një diçiturë: Mos harroni, gjithmonë jeni të vëmendshëm çfarë ndodh rreth jush.

“Nëse shoferi do të ishte vetëm fare pak në të djathtë, mund të ishte goditur rëndë. Ai nuk iu shmang një plumbi, por një strukture të trashë metalike”, ka thënë z. Salcido.

Top Channel