I dhanë biletën e gabuar, por fiton llotarinë

11/12/2015 00:00

Ky është ndoshta shofer kamioni më me fat teksa fitoi llotarinë për herë të dytë, por kësaj here pasi dyqani i shiti biletën e gabuar.

50-vjeçari Stuart Powell, fitoi plot 55 mijë paund në llotari në 2011 dhe fitoi saktësisht 1 milion paund vetëm katër vite më vonë.

Ai shkoi të blinte një biletë për llotarinë e së premtes, por shitësi i dyqanit i shiti biletën e gabuar, për llotarinë e të martës. Fillimisht shoferi u inatos por zemërimi i tij u kthye në gëzim pikërisht në UK Millionaire Maker Dreaw më 24 nëntor.

Baba i tre fëmijëve, planifikon të festojë duke i blerë vetes një pistoletë automatike gozhdësh, që kushton 38 paund dhe nuk ka ndërmend të heqë dorë nga puna. Të gjitha paratë ai do ia japë tre djemve të tij dhe të afërmve të tjerë, siç dhe bëri dhe me fitoren e llotarisë së parë.

Top Channel