Një mace nuk mund të marr një kalendar festash nga zyra posta, pasi nuk ka kartë identiteti.

Ngjarja e çuditshme u shënua pasi nëna e Brittany Maher Kirk dërgoi me postë kalendarin në emër të maces së saj. Fatkeqësisht, Maher nuk ishte në shtëpi kur erdhi pakoja, kështu që kalendari u rikthye në zyrën postare.

Fakti që pakoja ishte për macen, dhe jo për të, ajo nuk mund ta merrte, duhej ta merrte macja.

Këtë përvojë të hidhur ajo e postoi në Facebook ku shkruante: “Mamaja ime i postoi maces një kalendar festash. Fatkeqësisht, ne nuk e morrëm dot dhe zyra postare nuk ma jep pasi macja nuk ka kartë identeti. Mu desh ti telefonoja zyrës qëndrore të Postës, dhe ti shpjegoja se mamaja ime ia kishte dërguar pakon”.

Por rregullat e postës janë të qarta dhe strikte.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel