
Për Alban Kondin, vëllain e Dr.Florit, kjo është mbrëmja më e rëndësishme e jetës. Ai martohet në një ceremoni shumë private mes familjarëve e miqve të ngushtë.
Çdo gjë është e kuruar deri në detaje, ambienti klasik, muzika,veshjet,lulet e dekorit e deri tek kostumet e shoqëruesve të çiftit, të cilët së bashku me të ftuarit e tjerë, presin me padurim momentin më të rëndësishëm. Betimi para Zotit është i shenjtë, veçanërisht nëse bëhet nga pastor Fitor Muça, miku i familjes.
Para se të shkëmbehen unazat, pastori nuk harron t’i jap Eneidës dhe Albanit porositë e fundit për një jetë sa më të lumtur.
Tashmë ata janë burrë e grua, sipas traditës dhendri mund ta puthë nusen.
Nuk mund të mungonin urimet e shoqëruesve të çiftit, të cilët ishin po aq të emocionuar sa dhe dy protagonistët e mbrëmjes.
Në xhepin e xhaketës Albani kishte një detaj shumë simbolik, një medaljon me foton e Florit, si për të kujtuar se në mbremje ishte i vetmi që mungonte.
Shumë i emocionuar është dhe Hasani, babai i Eneidës.
Edhe pse një vit më parë hidhërimi përfshiu familjen Kondi, sot ai moment ka kaluar. Njësoj si në vargjet e këngës së Florit, për ta jeta shkon, në të mirë e të keq, duke gjetur forcën për të vazhduar përpara.
Top Channel