Tre eksplorues kanë kapur momentin e shpërthimit të llavës së një vullkani vetëm pak metra larg kraterit, duke e konsideruar si ‘filmimin më të pabesueshëm për 2015’.

Bradley Ambrose, George Kourounis dhe Nik Halik, janë ngjitur në majën e vullkanit Benbow i ishullit Ambrym në Vanuatu, ku dhe kanë marrë pamjet e rralla.

Në regjistrimet e datës 6 dhjetor, George është shumë afër vatrës i veshur me veshjen e përshtatshme për ta mbrojtur nga nxehtësia. Pas tij, llava lëviz në mënyrë të rrezikshme, vetëm pak metra larg vendit ku ai qëndron.

Ndërsa Nick, pak më larg se George bën një selfie në anë të vullkanit, madje duke pozuar edhe me një kitarrë elektrike. Ai ka postuar fotot dhe thotë se nuk është hera e parë që ai bën një mision të tillë me miqtë e tij.

“Është një vullkan që ndodh në atë moment dhe është jashtëzakonisht i rrezikshëm. Një gabim i vogël mund të kthejë këdo në hi. Është njësoj si të hapësh derën e furrës dhe të futësh kokën brenda”, thotë Bradley.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel