20-vjeçari indian me 4 këmbë

09/12/2015 00:00

Një i ri indian konsiderohet djall nga bashkëfshatarët e tij pasi ka lindur me 4 këmbë. Arun Rajput i ka dy këmbët shtesë në kurriz, “dhuratë” nga një binjak i pazhvilluar, por banorët e Farrukhabad e kanë detyruar të izolohet krejtësisht djalin fatkeq.

“Njerëzit tallen me mua dhe më thonë që jam Djalli. Askush nuk më respekton sepse jam ndryshe nga të tjerët”, tregon 20-vjeçari.

Këmbët shtesë e pengojnë Arunin të ulet siç duhet, të ecë rehat dhe të gjejë rroba për të veshur.

Ai ëndërron që të bëjë një operacion për të hequr gjymtyrët e tepërta dhe një ditë të bëhet mësues.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel