“Babagjyshi ka vdekur në moshën 226-vjeçare”

08/12/2015 00:00

Krishtlindjet ndoshta duhet të anulohen, pasi sipas gazetës së dytë më të madhe në Norvegji, Babagjyshi ka vdekur në moshën 226-vjeçare.

Lexuesit e gazetës “Aftenposten” u tronditën kur lexuan nekrologjinë, ose lajmërimin e vdekjes, për njeriun me të kuqe.

Gazeta u detyrua të kërkonte falje, duke thënë se publikimi i nekrologjisë imagjinare kishte ndodhur si pasojë e një problemi të brendshëm.

Lajmërimi i vdekjes fillonte me fjalët se Babagjyshi kishte lindur në Polin e Veriut në vitin 1788 dhe kishte vdekur në Nordkapp, zonën më veriore të Norvegjisë.

Edhe pse nuk specifikohej se si kishte humbur jetën, në lajëmrim shkruhej se varrimi do të bëhej në Polin e Veriut më 13 dhjetor.

“Kjo ishte një shkelje dhe nuk duhej që të ishte botuar kurrë. Ne do të fillojmë procedurat e brendshme për të vërtetuar se si ndodhi kjo”, thuhet në deklaratën e gazetës.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel