Nga sot ka nisur anketa e përvitshme online, që Top Channel organizon për zgjedhjen e Personazhit të Vitit, përmes votimit të publikut.

Anketa është e ndarë në dy faza. Në të parën, e cila zgjat 13 ditë, publiku mund të bëjë pesë propozime, duke votuar kështu pesë personazhet që gjykon se janë më të spikaturat e këtij viti.

Pas vendosjes së adresës se email-it të votuesit, mbërrin email-i i konfirmimit të votimit.

Me date 20 dhjetor do të nisë faza e dytë e anketës. Dhjetë emrave më të votuar të publikut, do t’i bashkohen 10 personazhet e propozuara nga Top Channel.

Në këtë pikë, mes 20 personazheve në total, publiku do të mund të votojë deri më 30 dhjetor vetëm njërin prej tyre.

Me 31 dhjetor, në edicionin qendror të lajmeve do të bëhet me dije emri i personazhit fitues të edicionit të 11 të anketës së Personazhit të vitit.

Votoni duke klikuar këtu!

Top Channel