Nuk ndodh çdo ditë që shoqatës së shpëtimit të kafshëve ti kërkohet të shpëtojë një gomar nga përmbytja.

Megjithatë, i shkreti Mike kishte ngecur në baltë dhe rrezikonte jetën. Qendra e shpëtimit postoi në Facebook: “Kodi i kuq. Emergjenca e sotme. Ju lutem më ndihmoni. Është një gomar që ka ngecur në përmbytjet e Kilorglin. Më duhet një varkë dhe një person të më ndihmojë Kam litarë etj. Ju lutem më ndihmoni”.

Banorët e zonës ofruan ndihmën e tyre për të shpëtuar gomarin Mike. Ata gjetën një varkë të vogël dhe u ofruan dhe vullnetarë.

Fatmirësisht me mundësitë që patën, arritën të nxjerrin gomarin nga balta, i cili shfaqet mjaft i lumtur në këto foto.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel