Në fabrikën mizore të prodhimit të xhinseve për Perëndimin

01/12/2015 10:10

Kompanitë e mëdha janë në kërkim gjithmonë të krahut të lirë të punës dhe prej disa vitesh tashmë kanë nisur të zhvendosin sektorin e tyre të prodhimit në vendet e varfra ose ato në zhvillim.

Mes këtyre vendeve është edhe Bangladeshi, ku për pak qindarka në ditë mund të sigurosh një punëtor dhe ta mbash natë me orare të tejzgjatura.

Në këtë vende të Azisë janë zhvendosur kryesisht kompani të tekstileve që ushtrojnë aktivitetin e tyre përme fabrikave të ngritura nga palë të treta. Por jo të gjitha këto fabrika plotësojnë kriteret minimale sa u takon kushteve të punës, pagesave dhe sigurisë.

Nga Daka, kryeqyteti i Bangladeshit, DailyMail sjell disa imazhe nga fabrikat prodhuese të xhinseve, ku të punësuar janë kryesisht fëmijë, që punojnë më shumë se 12 orë në ditë për të siguruar 0.2 dollarë.

Pagesa është njëra anë, ndërsa të tjera janë edhe kushtet e punës, higjiena dhe siguria. Fëmijët punojnë në kushte të tmerrshme, ndërkohë që qeveria vendase u përgjigjet kritikave duke deklaruar se të tilla kushte janë vetëm tek fabrikat informale, që përbëjnë rreth 20 përqind të totalit të tyre.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA