Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Mijëra flutura monarke, ngjyrë portokalli dhe të zezë, kanë filluar të mbërrijnë të shtunën në shtëpinë e tyre dimërore në qendër të Meksikës, në migrimin e përvitshëm të tyre.
Migrimi masiv prej 4800 km gjatësi i fluturave monarke, në Amerikën e Veriut është një nga ngjarjet më fantastike në botën e insekteve. Janë me miliona ekzemplarë, që kryejnë udhëtimin e gjatë nga Kanadaja në Meksikë apo në brigjet e Kalifornisë, për çdo vjeshtë.
Numri i fluturave emigruese ka rënë ndjeshëm në vitet e fundit. Ekspertët thonë se, ndërsa rreth një miliard flutura monarke migruan në Meksikë në 1996-n, ky numër ishte 35 milionë vitin e shkuar.
Ato kërcënohen nga humbja e habitateve, si pasojë e aktiviteteve njerëzore, pesticideve dhe ndryshimeve klimatike. Shkencëtarët në Meksikë kanë punuar për një fertilizator organik, që përhapet në pyjet e vendit, me qëllim mbrojtjen e fluturave.
Fluturat tërheqin vizitorë nga e gjithë bota. Fluturat monarke kanë krahë të ngjyer me portokalli dhe të zezë, me pika të bardha në to. Gjatësia e krahëve të tyre shkon deri në 10 cm dhe trupat i kanë të zinj. Pavarësisht se është një specie, që kryesisht vjen nga Amerika e Veriut, mund të gjenden koloni fluturash monarke edhe në Amerikën Qendrore, atë Jugore etj. Kolonitë jashtë Amerikës Veriore nuk migrojnë.
Top Channel