Obama, “shopping” me vajzat e tij

29/11/2015 00:00

Presidenti amerikan, Barack Obama ka shoqëruar vajzat e tij adoleshente, Malia dhe Sasha, për të blerë libra dhe ëmbëlsira, në një përpjekje për të promovuar bizneset e vogla. Një eveniment i përvitshëm ky, që ka si qëllim edhe orientimin e blerësve drejt dyqaneve familjare.

Obama, i veshur “casual”, dhe vajzat e tij hulumtuan mes librave të ndihmuar nga shitësit. Blerja e librave pas “ditës së Falenderimeve” është bërë në fakt një traditë e përvitshme për familjen e parë të Amerikës.

Obama dhe vajzat e tij blenë 9 libra, të përshtatshëm për mosha të ndryshme, nga novelat te përrallat, e pas kësaj iu drejtuan një kafeneje, ku, duke pasur parasysh temperaturat të pazakonta të larta të nëntorit, shijuan nga një akullore.

Ata morën edhe rekomandimet e punonjësve, para se të porosisnin ëmbëlsirat dhe limonatën për Presidentin. Pjesë e traditës së “ditës së Falenderimeve” është edhe blerja e dhuratave, me dyqanet e mëdha dhe qendrat tregtare, që ofrojnë ulje të mëdha çmimesh në të ashtuquajturën “e premte e zezë”.

Ndërkohë, e shtuna e bizneseve të vogla është krijuar në 2010-n, nga kompania e kartave të kreditit “Amerikan Express”, për të inkurajuar njerëzit që t’i shpenzojnë paratë e tyre në bizneset e vogla.

Top Channel