Të jetosh në një pallat-xhungël
27/11/2015 00:00
Në Paris gjendet një pallat që është i mbushur me 380 vazo me lule, të shpërndara në të gjitha katet e tij. Kulla e Luleve, një godinë 10-katëshe, ka një sistem ujitjeje të instaluar brenda strukturës së saj, që i mban lulet e bambusë të freskëta edhe gjatë verës.
Ideuesi i këtij pallati, Edouard François ka thënë se qëllimi i tij ishte që t’i jepte banorëve ndjesinë e fjetjes në pemë.
Ky pallat është ndërtuar në vitin 2004 dhe ka kushtuar plot 4 milionë euro.
Top Channel