Çfarë keni gatuar për darkë?

19/11/2015 00:00

Çfarë ka për darkë? Nuk kaloi shumë kohë dhe është pikërisht salmoni i modifikuar genetikisht, e para kafshë që bëhet zyrtarisht e konsumueshme për njerëzit në Shtetet e Bashkuara.

Kritikët e quajnë atë “frankenfish” (peshk i modifikuar genetikisht), por Administrata e Ushqimit dhe Barnave dha “dritën jeshile” këtë të enjte, duke thënë se salmoni me rritjen më të shpejtë është mëse i konsumueshëm. E për ta çuar deri në fund, pritet që brenda pak vitesh të bëhet i disponueshëm për qytetarët.

“Nuk ka ndonjë dallim biologjik të theksuar në profilin ushqimor të salmonit të modifikuar, krahasuar me salmonin e rritur nëpër ujërat e Atlantikut e kudo tjetër”, thotë agjencia.

Administrata e Obamës e kishte lënë të bllokuar miratimin e këtij përdorimi prej më shumë se 5 vitesh, për shkak të shqetësimeve të konsumatorëve në lidhje me ushqimet e modifikuara genetikisht. Peshku në fjalë rritet dy herë më shpejt sesa salmoni normal, kështu që mund të përfundojë nëpër tregjet e konsumit shumë më shpejt sesa ai natyrali me të cilin jemi mësuar.

Salmoni “AquAdvantage” është krijuar nga një kompani me seli në Massachusetts, “AquaBonty”. Ron Stotish, shefi ekzekutiv i kompanisë, bëri të ditur përmes një deklarate se peshku është “ai që pritet të sjellë ushqime më të shëndetshme dhe më të pasura me kalori në duart e konsumatorëve, në një mënyrë tepër të përgjegjshme ndaj mjedisit, pa shkatërruar oqeanet apo habitatet e tjera detare”.

“AquaBounty” bëri të ditur gjithashtu se peshku i modifikuar mund të mbushë raftet e supermarketeve në më pak se dy vite, aq sa edhe i nevojitet këtij peshku të rritet në kushte jonormale.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel