Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar Dy politikanë kanë pasur një zënkë fëminore mes tyre lidhur me eksperiencën ligjore.
Fabian Picardo, kryeministri i Gjibraltarit, ishte në debat me Daniel Feetham, lideri i partisë opozitare socialdemokrate. Ata janë konfrontuar përpara një audience live për zgjedhjet e përgjithshme të javës së ardhshme në Gjibraltar.
Zënka fëminore nisi nga Feetham i cili tha: “Unë jam një ndërgjyqës me 22 vite eksperiencë”.
“Dhe unë jam një ndërgjyqës me 21 vjet eksperiencë”, iu përgjigj Picardo. Teksa nuk tërhiqet, Feetham i kthehet: “Kjo nuk është një fushë ku mund të përballesh me mua”.
Duke menduar se kishte humbur betejnë, Picardo i përgjigjet: “Unë jam i butë, ndërsa ti jo”, teksa audienca shpërtheu në të qeshura.
Duke menduar se Picardo iu referua vetes si një “politikan i butë”, që do të thotë se titulli i tij iu dha për kohën në postin politik dhe honorifik. I kënaqur me përgjigjen e kundërshtarit të tij, Feetham i bashkohet të qeshurave para se videoja të ndërpritet.
Top Channel