
Një ndeshje e çuditshme. Kështu është cilësuar miqësorja që Shqipëria barazoi 2-2 me Gjeorgjinë nga De Biasi.
Italiani tha se lojtarët tanë pësuan një goditje të rëndë pas golit të parë, të shënuar vetëm pas 2 minutave nga gjeorgjianët dhe më pas ishte e vështirë për ta që të organizonin lojën. “Ky ekip do një kundërshtar të madh përball për t’u motivuar”, tha De Biasi.
Ai u shpreh se barazimi ka mjaft vlera, pasi do t’i kthejë lojtarët me këmbë në tokë dhe mobilizimi në ndeshjet e ardhshme do të jetë më i lehtë për ta.
“Lojtarët duhet të jenë të përqendruar për të përmirësuar defektete. Duhet të japim zemrën në fushën e lojës për të arritur rezultate maksimale”, tha italiani.
Për sa i përket skemave të provuara në këtë takim, De Biasi tha se ato nuk kanë dhënë rezultatin e pritur.“Provuam disa skema sulmuese, por gjithmonë ishim me vonesë dhe nuk është se dhënë ndonjë rezultat të madh.
Top Channel