Zbulohet “anomalia” e mistershme në Piramidën e Gizës

11/11/2015 00:00

Një anomali e çuditshme është zbuluar së fundmi në Piramidën e Gizës, në Egjipt. Ky lajm është bërë i ditur së fundmi nga ministri egjiptian i Antikitetit, Mamdouh el-Damaty, docent i egjiptologjisë dhe arkeologjisë i cili e ka cilësuar rezultatin impresionues.

Projekti i realizuar nga studentë të Fakultetit të Inxhinierisë në Universitetin e Kajros, në bashkëpunim me Institutin e Parisit, HIP, ka kryer një skanim termik në Piramidën e Keopsit, duke u bazuar në një miksim teknologjish si termografia dhe rrezet infra të kuqe. Me anë të këtij projekti është bërë i mundur vëzhgimi i brendësisë së katër prej monumenteve që datojnë 4500 vjet më parë. Bëhet fjalë për një studim të realizuar duke analizuar shpejtësinë  e fazave të ngrohjes (në agim) dhe ftohjes (në perëndim), për të verifikuar hipotezën e hapësirave boshe në brendësi të piramidave nëpërmjet zbulimit të rrymave ajrore të brendshme apo materialeve të ndryshme të ndërtimit.

Rezultatet e arritura ishin befasuese. Gurët e radhës së parë rezultojnë uniformë, por të paktën tre prej tyre kanë temperatura më të larta. Diçka e ngjashme me këtë u vërejt një shteg të vogël që çon në një zonë të piramidës me një temperaturë të ndryshme. Këto të dhëna u përshkruan si “mbresëlënëse” nga studiuesit. Ata theksojnë se ndryshimet e temperaturës mund të shkaktohet nga prania e një dhome të fshehtë, rrymat e ajrit të brendshëm, ose mund të bëhet fjalë thjesht vetëm për lloje të ndryshme të gurit.

Qeveria egjiptiane ka ftuar të gjithë egjiptologët të bashkohen në kërkim për të bashkëpunuar në atë që mund të jetë një zbulim i jashtëzakonshëm mbi origjinën e sajtit arkeologjik.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel