Tundja e fundshpinës vend e pavend mund të bëhet shkak që të përfundosh në listën e personave të kërkuar.

Kështu ndodhi për dy vajza në Uashington, të cilat policia amerikane i ka shpallur në kërkim me akuzën e “ngacmimit seksual”.

Gjithçka ka nisur pas një videoje të shpërndarë në internet, ku dy vajzat shihen në një supermarket teksa veç blerjeve gjejnë kohë të ngacmojnë edhe një mashkull që ndodhej aty.

Sipas policisë, dy vajzat kanë ndjekur nga jashtë “viktimën” e tyre dhe në momentin që janë përballur me të në supermarket kanë nisur ta ngacmojnë, madje njëra prej tyre duke i bërë “twerk”.

Ndoshta ka nisur si shaka, por për autoritetet amerikane nuk bëhet shaka me ngacmimet seksuale.

Top Channel