Kur sponsorët të shkatërrojnë projektin

11/11/2015 00:00

Në një video promocionale, Adobe Marketing Cloud tregon se si sponsorët dhe klientët që duan një logo “gjithnjë e më të dukshme” mund të të shkatërrojnë të gjithë projektin.

Pavarësisht se duket se është një misioni i lëshimit të një rakete në Mars, tensioni i procesit të dërgimit të astronautëve në hapësirë ndërpritet disa herë për shkak të kërkesës së sponsorit për të zmadhuar reklamën në raketë, dhe të ndryshojë ngjyrën.

Në fakt, kur dihet se Mars nuk do të jetë shumë gjatë një trend, sponsorët kërkojnë ndryshimin e destinacionit për në Pluton, që sipas një prej astronautëve, “as nuk është planet”.

Top Channel